Abonohu
Kyçu
SI TË SHTOJMË NJË AUDIOLIBËR

Për të shtuar një audiolibër, duhet të jeni regjistruar dhe i kyçur në llogarinë tuaj
Për të shtuar një audiolibër vizitoni https://kanah.al/audiobooks/drafts/add

ose mund të vizitoni https://kanah.al dhe pastaj klikoni në audiolibra:

N/A

Dhe klikoni në Shto audiolibër:

N/A

Detajet e audiolibritNë këtë faqe mund t'i shtoni të gjitha detajet e audiolibrit tani ose t'i plotësoni dhe t'i ndryshoni më vonë.

N/A

N/A
Detaje për secilën fushë
NGARKO IMAZH: Zgjedhni dhe ngarkoni një imazh për ta vendosur si kopertinë të librit.

Titulli: Titulli i librit. Kjo duhet të plotësohet dhe nuk mund të jetë bosh.

Përshkrimi: Përshkrimi i librit. Kjo duhet të plotësohet dhe nuk mund të jetë bosh.

Jeni ju autori?: Nëse zgjedhet 'Po', kjo do të lidhë llogarinë tuaj me faqen tuaj të autorit. Nëse nuk ekziston një faqe autori për ju, automatikisht do të krijohet një me emrin tuaj.

Autorët: Kërkoni dhe zgjedhni autorët e këtij libri. Nëse autorët nuk gjenden, mund të krijoni një faqe të re për ta. Nëse keni zgjedhur 'Po' në 'A jeni ju autori?' kjo fushë ndryshon në "Autorë të tjerë", me ç'rast ju zgjedhni vetëm autorë të tjerë përveç vetes nëse ka.
Nëse keni nevojë të krijoni një faqe të re autori, shikoni udhëzuesin 'Si të shtoni një autor' se si ta bëni këtë ose filloni të shtoni një faqe të re autori në https://kanah.al/audiobooks/authors/add

A është përkthim?: Nëse libri origjinal ishte në një gjuhë tjetër. Nëse zgjedhet "Po" do të shfaqen dy opsione shtesë: "A jeni përkthyesi" dhe "Përkthyesit".

A jeni ju përkthyesi?: Nëse zgjedhet 'Po', kjo do të lidhë llogarinë tuaj të përdoruesit me faqen tuaj të përkthyesit. Nëse nuk ekziston një faqe përkthyesi për ju, automatikisht do të krijohet një me emrin tuaj.

Përkthyesit: Kërkoni dhe zgjedhni përkthyesit e këtij libri. Nëse përkthyesit nuk gjenden, mund të krijoni një faqe të re për ta. Nëse keni zgjedhur 'Po' në 'A jeni ju përkthyesi?' kjo fushë ndryshon në 'Përkthyesit tjerë', me ç'rast ju zgjedhni vetëm përkthyes të tjerë përveç vetes nëse ka.
Një faqe përkthyesi është e njëjtë me një faqe autori
Nëse keni nevojë të krijoni një faqe të re përkthyesi, shikoni udhëzuesin 'Si të shtoni një faqe autori' se si ta bëni këtë ose filloni të shtoni një faqe të re përkthyesi në https://kanah.al/audiobooks/authors/add

A jeni ju lexuesi?: Nëse zgjedhet 'Po', kjo do të lidhë llogarinë tuaj të përdoruesit me faqen tuaj të lexuesit. Nëse nuk ekziston një faqe lexuesi për ju, automatikisht do të krijohet një me emrin tuaj.

Lexuesit: Kërkoni dhe zgjedhni lexuesit e këtij libri. Nëse lexuesit nuk gjenden, mund të krijoni një faqe të re për ta. Nëse keni zgjedhur 'Po' në 'A jeni ju lexuesi?' kjo fushë ndryshon në 'Lexuesit tjerë', me ç'rast ju zgjedhni vetëm lexues të tjerë përveç vetes nëse ka.
Një faqe lexuesi është e njëjtë me një faqe autori
Nëse keni nevojë të krijoni një faqe të re lexuesi, shikoni udhëzuesin 'Si të shtoni një faqe autori' se si ta bëni këtë ose filloni të shtoni një faqe të re lexuesi në https://kanah.al/audiobooks/authors/add

Zhanret: Zgjedhni një ose disa zhanre për librin. Nëse mungon një zhanër nga opsionet, kontaktoni në info@kanah.al dhe ne mund ta shtojmë në sistem.

Gjuhët: Zgjedhni gjuhët e librit. Opsionet aktualisht janë shqip dhe anglisht.

Botuesit: Zgjedhni një ose disa botues për librin.

Nëse keni nevojë të krijoni një faqe të re botuesi, shikoni udhëzuesin 'Si të shtoni një faqe botuesi' se si ta bëni këtë ose filloni të shtoni një faqe të re botuesi në https://kanah.al/audiobooks/publishers/add

Sponzorët: Zgjedhni një ose disa sponzorë për librin tuaj.
Gjeni një sponzor dhe bëni një marrëveshje me ta për t'ju paguar për reklamimin e tyre në faqen tuaj të librit
Nëse keni nevojë të krijoni një faqe të re sponzori, shikoni udhëzuesin 'Si të shtoni një faqe sponzori' se si ta bëni këtë ose filloni të shtoni një faqe sponzori në https://kanah.al/audiobooks/sponsors/add

Data e publikimit: Caktoni datën e botimit të librit. Formati i datës është "VVVV-MM-DD".

ISBN: Vendosni një ISBN që është një kod 10 ose 13 shifror që identifikon një botim specifik të një titulli libri nga një botues specifik dhe është unik për atë botim.

Numri i faqeve (printuar): Specifikoni sa faqe do të kishte botimi i printuar i librit.

Publik / Privat: Specifikoni nëse libri duhet të jetë i disponueshëm për publikun apo jo.

SHTO LIBRIN: Pasi të plotësohen detajet duke klikuar këtu do të krijohet faqja e draftit për librin.

Shembull: Detajet e audiolibrit
Kopertina e audiolibrit dhe detajet në këtë shembull përdoren vetëm për qëllime edukative dhe ne nuk pretendojmë të drejtat për këtë vepër.
N/A

N/A

Faqja e draftitNëse keni klikuar mbi SHTO AUDIOLIBRIN në faqen e mëparshme, do të drejtoheni në faqen e draftit të audiolibrit, e cila duket kështu:

N/A

Detaje për çdo opsion
Ndrysho audiolibrin: Ndrysho detajet rreth audiolibrit si titulli, përshkrimi, autorët etj.
Nëse audiolibri është dorëzuar dhe miratuar tashmë, ju duhet ta dorëzoni sërish që ndryshimet të miratohen.

Fshij audiolibrin: Audiolibri do të fshihet. Ky veprim nuk mund të zhbëhet.
Nëse audiolibri është dorëzuar dhe miratuar tashmë dhe nuk është falas, përdoruesit që e kanë blerë librin do të kenë ende qasje në të.

Publike: Kjo përcakton nëse audiolibri do të jetë i disponueshëm për publikun apo jo. Nëse nuk është publike, është private.

DORËZO AUDIOLIBRIN: Nëse audiolibri është gati, mund ta dorëzoni për shqyrtim. Pasi të miratohet audiolibri do të jetë i disponueshëm për publikun.

ÇMIMI: Specifikoni nëse audiolibri do të jetë i disponueshëm falas ose me një çmim të caktuar.

KAPITUJ: Kapituj që keni krijuar dhe ngarkuar do të shfaqen këtu.

Shto kapitullFilloni duke klikuar SHTO KAPITULL nën seksionin KAPITUJ në faqen e draftit (Nëse nuk shfaqet SHTO KAPITULL klikoni në KAPITUJ për ta hapur).

N/A

Më pas do të drejtoheni në këtë faqe

N/A

Detaje për çdo seksion
TITULLI I KAPITULLIT: Titulli i kapitullit të audiolibrit. Kjo duhet të plotësohet dhe nuk mund të jetë bosh.

Rendi i kapitullit: Rendi i kapitullit në të cilin do të shfaqet në audiolibër.

Kapitulli amë: Nëse ky kapitull është fëmijë i një kapitulli tjetër, ju zgjedhni këtu kapitullin amë.

Publik / Privat: Nëse kapitulli duhet të përfshihet në audiolibër apo jo.

NGARKO AUDIO FILE: Kliko këtë për të zgjedh një audio file nga kompjuteri juaj për ta ngarkuar pasi të klikoni "SHTO KAPITULL"

Për momentin formati i pranuar për audio file është MP3.
SHTO KAPITULL: Pasi të plotësohen detajet duke klikuar këtë do të krijohet kapitulli i ri dhe do t'ju drejtojë përsëri në faqen e draftit.

Shembull: Detajet e kapitullit
Detajet dhe teksti në këtë shembull përdoren vetëm për qëllime edukative dhe ne nuk pretendojmë të drejtat për këtë vepër.
N/A

Pas krijimit të kapitujve do t'i shihni ato në faqen e draftit.

N/A

Detaje për opsionet e kapitullit
Shto kapitull të ri duke përdorur këtë si kapitull amë

Ndryshoni detajet dhe përmbajtjen e kapitullit

Fshij kapitullin

Ndryshoni dukshmërinë e kapitullit nga publik në privat ose anasjelltas
Çmimi i audiolibrit
Ju mund ta ofroni audiolibrin falas ose me një çmim
N/A

Nëse dëshironi ta shesni audiolibrin me një çmim, zgjedhni Po , pas së cilës do të shihni fushat për tri valuta të ndryshme: EUR, ALL, USD.Vendosni çmimin për secilën valutë. Përdoruesi do të ketë mundësinë për të blerë audiolibrin në cilëndo nga këto tre valuta.

Pavarësisht se në cilën valutë përdoruesi e blen audiolibrin, në fund ju do t'i mbledhni paratë në valutën USD.
N/A

Pasi të vendosni çmimin standard, mund të zgjedhni gjithashtu të vendosni një çmim me zbritje (ju vendosni për sa kohë). Nëse dëshironi të largoni çmimin e zbritjes pas një kohe, thjesht zgjedhni Jo.
Në përgjithësi, ndryshimet në një audiolibër të publikuar kërkon dorëzimin e tij përsëri për shqyrtim. Ndryshimet në çmim nuk kërkon dorëzimin përsëri për shqyrtim.
N/A

Klikoni RUAJ për të ruajtur ndryshimet.
Dorëzimi i audiolibrit
Kopertina e audiolibrit dhe detajet në këtë shembull përdoren vetëm për qëllime edukative dhe ne nuk pretendojmë të drejtat për këtë vepër.
Nëse audiolibri juaj është i gatshëm, mund të vazhdoni dhe ta dorëzoni audiolibrin për shqyrtim në mënyrë që ta vini në dispozicion të publikut.

Klikoni mbi DORËZO AUDIOLIBRIN.

N/A

Më pas do të drejtoheni në një faqe me një pasqyrë të përgjithshme të audiolibrit. Ju nuk mund të bëni ndryshime në këtë faqe.

N/A

N/A

Klikoni mbi DORËZO AUDIOLIBRIN. Më pas do të ktheheni te faqja e draftit, ku mund të shihni një seksion të ri: DORËZIMET

N/A

Ju mund të bëni ende ndryshime në audiolibër përderisa është në pritje për shqyrtim. Pasi audiolibri të jetë nën shqyrtim, nuk mund të bëni ndryshime, përveç nëse e anuloni dorëzimin.
Pas dorëzimit, audiolibri juaj do t'i nënshtrohet shqyrtimit dhe do të refuzohet ose miratohet. Kjo mund të marrë kohë, nga orë deri në disa ditë.
Faqja e dorëzimitPas dorëzimit, shqyrtuesi mund të shtojë një mesazh në faqen e dorëzimit për të kërkuar informacione ose dokumente shtesë, si p.sh. për të vërtetuar se keni të drejtat për audiolibrin.

Klikoni në datën e dorëzimit nën seksionin DORËZIMET.

N/A


Më pas do të drejtoheni te faqja e dorëzimit, e cila duket kështu:

N/A


Një mesazh nga shqyrtuesi mund të duket kështu:

N/A


Për të ngarkuar një skedar, klikoni Zgjedhni skedarin në seksionin SHTOJCAT dhe më pas shtypni NGARKO.

N/A


Ju gjithashtu mund të komunikoni me shqyrtuesin duke shkruar në kutinë e mesazheve dhe më pas duke shtypur Dërgo mesazhin.

N/A


Pasi dorëzimi juaj të miratohet nga shqyrtuesi, statusi do të përditësohet edhe në faqen e draftit:

N/A


Faqja e audiolibrit të publikuarPasi audiolibri të jetë dorëzuar dhe miratuar, përdoruesit do të kenë qasje në audiolibër.

Nëse audiolibri është falas, faqja do të duket kështu:

N/A


Nëse libri është i disponueshëm për blerje, do të duket kështu:

N/A