Abonohu
Kyçu
SI TË SHTOJMË NJË AUTOR, PËRKTHYES OSE LEXUES

Për të shtuar një autor, duhet të jeni i kyçur në llogarinë tuaj
Faqet e përkthyesve dhe të lexuesve janë gjithashtu faqe autori dhe nuk ka asnjë dallim mes tyre

Për të hyrë në faqen për shtimin e një autori, përkthyesi ose lexuesi, shkoni te https://kanah.al/books/authors/add (në vend të /books/ mund të jetë edhe /audiobooks/, /summaries/ ose /stories/).

Përndryshe, mund të navigoni edhe nga faqja kryesore https://kanah.al duke klikuar në e-libra ose në cilindo nga katër opsionet, pastaj kliko Shfleto dhe autorët nga opsionet e shfletimit.

N/A

Pastaj kliko në SHTO AUTORË TË RI.
Shto detaje të autoritNë këtë faqe mund t'i shtoni të gjitha detajet tani ose t'i plotësoni dhe t'i ndryshoni më vonë.

N/A

Detaje për secilën fushë
NGARKO IMAZH: Zgjidhni dhe ngarkoni një imazh për të vendosur një fotografi për autorin.

Emri: Kjo duhet të plotësohet dhe nuk mund të jetë bosh. Preferohet emri ndërkombëtar (pra Albert Einstein në vend të Albert Ajnshtajn)

Biografia: Një biografi e autorit. Preferohet shkrimi i biografisë në gjuhën shqipe, por pranohet edhe anglishtja.

A jeni ju autori?: Nëse zgjidhet 'Po', kjo do të lidhë llogarinë tuaj me faqen e krijuar të autorit.

Shteti: Shteti me të cilin asociohet autori.

Data e lindjes/vdekjes: Format i inputit është "YYYY-MM-DD".

RUAJ: Nëse plotësohen të gjitha detajet duke klikuar këtu do të krijohet faqja për autorin.

Shembull: Detajet e autorit
Fotografia e autorit është vetëm për qëllime edukative dhe ne nuk pretendojmë të drejtat për këtë foto.
N/A


Faqja e autoritNëse keni klikuar në RUAJ në faqen e mëparshme, do të drejtoheni te faqja e autorit, e cila duket kështu:

N/A

Detaje për secilin opsion
Ndrysho: Ndrysho detajet rreth autorit si emri, biografia etj.

Fshij: Faqja e autorit do të fshihet. Ky veprim nuk mund të zhbëhet.
Faqja e publikuar e autoritPasi faqja e autorit të jetë miratuar, përdoruesit e tjerë do të mund ta shohin atë, e cila kështu:

N/A