Abonohu
Kyçu
SI TË MENAXHOJM SHITJET DHE TË ARDHURAT

Për të parë shitjet, duhet të kyçeni në llogarinë tuaj
Për të hyrë në faqen për të parë shitjet dhe të ardhurat, shkoni te https://kanah.al/books/sales (në vend të /books/ mund të jetë edhe /audiobooks/, /summaries/ ose /stories/).

Ose mund të navigoni gjithashtu nga cilado faqe duke klikuar në zonën e profilit dhe më pas duke zgjedhur Shitjet:

N/A

Faqja e shitjeve duket kështu:

N/A

Detaje për secilën fushë
Të ardhurat totale: Të ardhurat totale që keni krijuar që nga shitja e parë në kanah e deri më tani.
Shitjet totale: Shitjet totale që nga fillimi e deri më tani.

Bilanci aktual: Të ardhurat në dollarë (USD) që keni krijuar dhe nuk i keni tërhequr ende.
Shitjet aktuale: Numri i shitjeve nga të cilat nuk i keni tërhequr ende fitimet.
Një buton `TËRHEQ PARAT`` do të shfaqet kur bilanci juaj aktual arrin shumën minimale për tërheqje.

SHITJET: Në këtë seksion mund të shfletoni të gjitha shitjet e bëra.

TËRHEQJET: Në këtë seksion mund të shfletoni të gjitha tërheqjet.

TË DHËNAT BANKARE: Në këtë seksion ju plotësoni të dhënat tuaja bankare në mënyrë që të tërhiqni të ardhurat nga shitjet tuaja.

TARIFAT: Në këtë seksion mund të shikoni tarifën e disponueshme për shitjet tuaja. Një tarifë është një kombinim i përqindjes dhe një shumë fikse që kanah merr nga fitimet tuaja.

Shto të dhënat bankareNë seksionin TË DHËNAT BANKARE ju duhet të plotësoni të dhënat tuaja personale dhe bankare në mënyrë që të mund të tërhiqni të ardhurat nga shitjet tuaja.

N/A

N/A
Detaje për secilën fushë
DETAJET TUAJ Këtu plotësoni të dhënat tuaja personale që përdoren për llogarinë tuaj bankare, si emri, rruga, qyteti, kodi postal dhe shteti.

TË DHËNAT BANKARE Këtu plotësoni të dhënat tuaja bankare si emrin e bankës, rrugën, qytetin, kodin postal dhe shtetin dhe detajet e llogarisë suaj bankare si kodi SWIFT/BIC dhe IBAN.

Shembull: Të dhëna bankare
Detajet këtu janë krijuar për qëllime demonstrimi
N/A

N/A


TarifatNë këtë seksion mund të shikoni tarifën e disponueshme për shitjet tuaja. Një tarifë është një kombinim i përqindjes dhe një shumë fikse që kanah merr nga fitimet tuaja.
Të gjitha tarifat në pamjet e mëposhtme janë vetëm një shembull dhe nuk përfaqësojnë tarifat aktuale në kanah.
Hapni faqen e shitjeve për llogarinë tuaj për të parë tarifat aktuale
N/A

Gjatë periudhave promocionale mund të ketë lloje të tjera tarifash:

Tarifa speciale: Një tarifë speciale do të zbatohet për të gjitha shitjet tuaja për një periudhë të caktuar kohe.

N/A

Tarifa specifike: Një tarifë specifike do të zbatohet për një e-liber/audiolibër për një periudhë të caktuar kohe.

N/A


TërheqjetNë mënyrë që të mund të tërhiqni të ardhurat tuaja, së pari duhet të plotësoni të dhënat tuaja bankare.
Fillimisht mund të mos keni shitje të mjaftueshme për tërheqje.
Shitjet këtu janë vetëm një shembull dhe nuk përfaqësojnë shitjet aktuale ose librat e disponueshëm
N/A

Pasi të keni shitje të mjaftueshme, ju mund të tërhiqni të ardhurat tuaja, në këtë rast klikoni në TËRHEQ PARAT:

N/A


Klikoni në seksionin TËRHEQJET për të parë tërheqjet e fundit.
Nëse dëshironi të anuloni tërheqjen më të fundit, klikoni në ANULO TËRHEQJEN:

N/A


Pasi të ardhurat tuaja të jenë dërguar në llogarinë tuaj bankare, tërheqja do të konsiderohet që është kryer me sukses:

N/A
N/A