Abonohu
Kyçu


 

SI TË SHTOJMË NJË BOTUES

Për të shtuar një botues, duhet të jeni i kyçur në llogarinë tuaj

Për të hyrë në faqen për shtimin e një botuesi shkoni te https://kanah.al/books/publishers/add (në vend të /books/ mund të jetë edhe /audiobooks/, /summaries/ ose /stories/).

Përndryshe, mund të navigoni edhe nga faqja kryesore https://kanah.al duke klikuar në e-libra ose në cilindo nga katër opsionet, pastaj kliko Shfleto dhe botuesit nga opsionet e shfletimit.

N/A

Pastaj kliko në SHTO BOTUES TË RI.


 
 

Shto detaje të botuesit

Në këtë faqe mund t'i shtoni të gjitha detajet tani ose t'i plotësoni dhe t'i ndryshoni më vonë.

N/A

Detaje për secilën fushë

NGARKO IMAZH: Zgjidhni dhe ngarkoni një imazh për të vendosur një fotografi për botuesin.

Emri: Kjo duhet të plotësohet dhe nuk mund të jetë bosh.

Përshkrimi: Një përshkrim i botuesit. Preferohet shkrimi i përshkrimit në gjuhën shqipe, por pranohet edhe anglishtja.

Shteti: Shteti me të cilin asociohet botuesi.

RUAJ: Nëse plotësohen të gjitha detajet duke klikuar këtu do të krijohet faqja për botuesin.


 
 

Shembull: Detajet e botuesit

Fotografia e botuesit është vetëm për qëllime edukative dhe ne nuk pretendojmë të drejtat për këtë foto.

N/A


 
 

Faqja e botuesit

Nëse keni klikuar në RUAJ në faqen e mëparshme, do të drejtoheni te faqja e botuesit, e cila duket kështu:

N/A

Detaje për secilin opsion

Ndrysho: Ndrysho detajet rreth botuesit si emri, përshkrimi etj.

Fshij: Faqja e botuesit do të fshihet. Ky veprim nuk mund të zhbëhet.


 
 

Faqja e publikuar e botuesit

Pasi faqja e botuesit të jetë miratuar, përdoruesit e tjerë do të mund ta shohin atë, e cila kështu:

N/A